Sia

Këngëtarja Sia i çudit të gjithë, është nënë e dy djemve 19-vjeçarë

21 Maj 2020, 21:46| Përditesimi: 21 Maj 2020, 21:50

  • Share

Këngëtarja e njohur, Sia i ka cuditur të gjithë me një deklaratë të fundit. Gjatë një interviste me "SiruisXM", ajo ka konfirmuar për herë të parë se është nënë e dy djemve 19- vjeçarë.

"Kam birësuar dy djem. Ata ishin 18 vjeç tani janë të dy 19. Djemtë po dilnin jashtë sistemit të kujdestarisë dhe unë i dua", ka treguar këngëtarja australiane.

Sia tha gjatë intervistës se dy djemtë e saj po e kalojnë me vështirësi karantinën por megjithatë po merren me aktivitete edukative. Artistja është e njohur për disa nga këngët që janë kthyer në hite si Chandelier, Saved My Life dhe Cheap Thrills etj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?