Këngëtarja rrëfen aksidentin në Tiranë: Më është thyer një brinjë! Duhet të qëndroj në regjim shtrati

29 Nëntor 2022, 20:15| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 20:17

  • Share

Një këngëtare e muzikëës popullore, Vjollca Haxhiu ka rrëfyer për aksidentin që i ndodhi në Tiranë teksa po kalonte vijat e bardha. Ajo tregon se ishte bashkë me mikeshën e saj, Nera Fejzullahu, bashkëshorten e Sabri Fejzullahut.

“Unë jam një shofere e mirë, faleminderit Zotit nuk kam patur aksidente me makinë, por më ndodhi sa isha në këmbë, isha në Tiranë tre ditë para xhirimeve,  isha e koncentruar në projektin, dhe isha duke ecur rrugëve në vija të bardha. Makinat ishin ndalur ndërsa vjen një motoçikletë dhe direkt e tek  mua, unë kam shpëtuar por ka mundur të jetë më e tmerrshme, mu ka thyer një brinjë dhe këmbën e kam pak të lënduar. Më duhet të qëndroj në regjim shtrati, shoferit ia fala, për momentin e kam një brinjë të thyer por me kohë rikuperohet vetë.

Jam e lumtur që ka kaluar ky moment, projektin e finalizova përkundër aksidentit”, është shprehur këngëtarja.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?