Tayna

Këngëtarja që realizoi 35 këngë për 4 vite: I kam krijuar të gjitha vetë! Paralajmëron albumin që do të nxjerrë në treg

11 Tetor 2022, 15:54| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 15:59

  • Share

Një prej artisteve më të komentuara të viteve të fundit është Tayna. Hyri në tregun e muzikës në vitin 2018 falë një bashkëpunimi me Don Phenom të titulluar “Columbiana” dhe arriti të bëhej ndër më të preferuarat e publikut.

Përmes një postimi në Instagram, thotë se ia ka dalë të realizojsë 35 këngë në 4 vite ndërsa paralajmëron se së shpejti do të sjellë albumin që do të titullohet "Bipolar".

“Tri ditë/ 3 milionë është si rruga e ime në këtë jetë 33. 35 këngë për vetëm 4 vite karrierë të krijuara krejt vetë e po më duket që gjithë jetën. Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Plus hite tjera kemi plot që nuk janë publikuar akoma. Deri atëherë…numri që keni telefonuar po feston dhe është duke ndriçuar”, ka shkruar 26-vjeçarja, krahas fotos.

Postimi në Instagram

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?