Këngëtarja me famë botërore Laura Pergolizzi koncert në Tiranë! Ndez skenën në kryeqytet, fansat këndojnë njëzëri këngët e saj (VIDEO)

9 Tetor 2022, 23:06| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 23:17

  • Share

Këngëtarja me famë botërore, Laura Pergolizzi, e njohur si LP, po mban një koncert në Tiranës, për të gjithë fansat e saj.

Këngëtarja ka ndezur skenën, ndërsa qindra fansa janë mbledhur për të ndjekur koncertin e saj në Tiranë. Siç shihet edhe nga pamjet fansat e zjarrtë të këngëtares, këndojnë njëzëri hitet e njohura të saj.

Laura Pergolizzi, e lindur në Long Island, në 1981, nga prindër italianë, preferon të njihet me emrin artit LP. Vlerësohet për aftësi të larta vokale dhe mjeshtërinë e fishkëllimës artistike.

Megjithëse kishte vite që merrte pjesë në koncerte anembanë Amerikës, fama botërore i erdhi kur kënga e saj “Lost on you” kapërceu oqeanin dhe arriti Europën. Ajo është një nga 4 këngët më të kërkuara në aplikacionin Shazam. Emrin LP ajo e përdor edhe në jetën private, ku identifikon veten si gjini neutrale.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?