Katy dhe Orlando

Këngëtarja Katy Perry do të bëhet nënë për herë të parë (VIDEO)

5 Mars 2020, 17:11| Përditesimi: 5 Mars 2020, 17:15

  • Share

Këngëtarja Katy Perry më në fund do të jetë nënë.

35-vjeçarja zbuloi papritur barkun e rrumbullakosur në fund të videos së re muzikore, “Never Worn White”.

Ajo do të presë fëmijën e parë me të fejuarin Orlando Bloom.

Aktori 43-vjeçar tashmë është babai i djalit 9-vjeçar Flynn me ish-gruan Miranda Kerr.

Këngëtarja konfirmoi lajmin e madh në Tëitter vetëm disa minuta pas publikimit të këngës.

“O Zot jam aq e lumtur saqë nuk e fsheh dot më”, ka shkruar ajo.

Katy Perry

Ajo zbuloi se fëmija i saj me aktorin do të vijë në jetë  në muajt e verës.

“Shumë gjëra do të ndodhin këtë verë. Do të lind në kuptimin e parë të fjalës, por edhe figurativisht do të sjell në jetë diçka që mezi e prisni”,  tha ajo, duke iu referuar albumit të ardhshëm.

Pak ditë më parë ajo i trembi të gjithë kur humbi ndjenjat në spektaklin e famshëm “American Idol”, ku askush nuk tha asnjë koment, por aluduan për arsyen.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?