Cher dhe Mbretëresha Elizabeth II

Këngëtarja e njohur bën xhiron e rrjetit me gafën në Twitter! Ngatërron 'emoji', quan Mbretëreshën Elizabeth II 'lopë'

11 Shtator 2022, 07:45| Përditesimi: 11 Shtator 2022, 12:02

  • Share

Këngëtarja e njohur Cher ka marrë vëmendjen e të gjithëve pas një gafe që bëri në Twitter teksa përpiqej të vlerësonte figurën e Mbretëreshës Elizabeth II, e cila u nda nga jeta më 8 shtator 2022.

Ylli i popit publikoi një postim mbrëmjen e së enjtes duke kujtuar takimin e parë me Madhërinë e saj në vitin 1988. Cher donte të përdorte ‘emoji’ një dhi, duke iu referuar fjalës “Goat (Më e madhja e të gjitha kohërave), por në fakt përdori emoji një lopë”.

“Jam e trishtuar për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Pata nderin ta takoja. Prita në një radhë të gjatë njerëzish për ta takuar, por kur më erdhi radha, më bënte pyetje dhe dukej vërtet e interesuar për të folur me mua. Jam krenare që ishte një [emoji lope] dhe e lumtur që kishte një sens të shkëlqyeshëm humori”, shkroi Cher.

Postimi i saj mori reagime nga më të ndryshmet në vend. Disa prej komentuesve thanë se emoji ishte një dem, duke iu referuar shenjës së zodiakut të Mbretëreshës Elizabeth II.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?