Këngëtarja Besa Kokëdhima
fiton trofeun e Këngës Magjike

1 Dhjetor 2013, 10:18| Përditesimi:

  • Share
Këngëtarja e mirënjohur Besa Kokëdhima ka fituar me meritë edicionin e 15-të të “Këngës Magjike“, mes 20 konkurrentëve.

Festivali “Kënga Magjike 2013”, përmbylli mbrëmjen e tij finale, nën udhëheqjen e Ardit Gjebreas, Ermal Mamaqit, Ervin Bejlerit dhe dy vajzave të përzgjedhura rastësisht nga vetë Arditi, Marjela dhe Evisi.
besa kokedhima
(Në foto: Këngëtarja Besa Kokëdhima gjatë perfomancës së saj)

Fituesja e çmimit të madh të festivalit, në bazë të votave të këngëtarëve pjesëmarrës, u shpall këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën e titulluar “Tatuazh në zemër”, me muzikë të kompozuar nga Darko Dimitrov dhe tekst të shkruar nga Alban Skënderaj, i cili i ka dorëzuar edhe çmimin që mbante prej vitit të kaluar. Këngëtarja ka marrë komente pozitive që në momentin e parë që ka prezantuar këngën dhe është cilësuar edhe si favorite për ta fituar këtë çmim.

Në të vërtetë kështu ndodhi, Besa ka bërë një performancë të shkëlqyer në këtë festival si çdo performance e saj. Në këtë 15 vjetor të “Këngës Magjike” ajo është kurorezuar me çmimin e parë një çmim vërtet i merituar. Në këtë spektakël u shpërblyen edhe këngëtarët e tjerë pjesëmarrës në këtë festival si më poshtë:


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?