Mato Lale me nënën e tij

Këngëtari i njohur shqiptar humb nënën: S’të kam dhe njëherë afër meje t’i puthja këmbët deri sa të më shkoje! Shpresoj të kesh qenë krenare për mua

31 Tetor 2022, 20:59| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 21:02

  • Share

Këngëtari i njohur Mato Lale me një postim në rrjetet sociale ka ndarë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nënës së tij. Ai ka postuar një foto me nënën e tij, ndërsa ka dedikuar disa fjalë prekëse.

“Asnjë sprove nuk është e barabartë me atë kur Zoti vendos me të marr nënën. Tani se kam me nonushen time që qante për çdo hidhërim timin dhe u gëzonte me shumë se unë për çdo gëzim timin. Jam bo pishman qe s’të kam dhe njëherë afër meje t’i puthja këmbët deri sa të më shkoje. Për ty kam bërë shumë gjëra dhe prej teje s’kam bërë shumë të tjera. Shpresoj të kesh qenë krenare për mua siç isha unë për ty. Te dua përgjithmonë dhe me fal për t ‘gjitha dhe njëherë te fundit ”, shkruan artisti në Instagram.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?