Këngëtari i mirënjohur italian Pupo rikthehet me një koncert në Vlorë: Pashë emocionin e publikut vlonjat, ndihem i lumtur

31 Mars 2023, 16:01| Përditesimi: 31 Mars 2023, 16:04

  • Share

Enzo Ghinazzi, këngëtari italian me emrin e artit Pupo rriti brezat edhe Shqipëri me këngët e tij. Ai është rikthyer me një koncert elektrizues në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë. Për rreth 60 minuta këngët më të mira, të viteve ’80 të repertorit të tij kanë emocionuar publikun nostalgjik vlonjat, i cili është bashkuar në sallë duke kënduar me këngëtarin Pupo thuajse gjatë gjithë performacës.

I mrekulluar me publikun shqiptar ka mbetur edhe vetë këngëtari italian që mes emocionesh ka shprehur gjithë gëzimin e një shfaqje që e ka quajtur të jashtëzakonshme dhe surprizuese për të.                                

“Mendoja se erdha me muzikën time ne një vend që kishte interes, por, kur pashë emocionin dhe dashurinë e publikut ndihem i lumturuar, ç’ka më jep dëshirën që të kthehem sërish dhe do të kthehem. Sot ishte një zbulim për mua. Kam qenë dhe më herët në vendin tuaj. E them pa asnjë dyshim se në Shqipëri jam ndier gjithmonë si janë shtëpinë time”, u shpreh Pupo.

Të emocionuar për rikthimin e Pupo shprehen edhe qytetarët e Vlorës.

“Jemi kënaqur shumë sot në natën e sotme. Kemi dëgjuar këngët më të bukura të Pupos. Ishte kënaqësi shumë e madhe. Jemi rritur me ato këngë. Kujtojmë emisionet italiane, kujtojmë “Sanremon” etj, gjitha emisionet italiane që ne i kemi ndjekur prej vitesh”, shprehet një qytetare.

“Jo vetëm muzikën, është ajo pjesë e shpirtit që na kishe munguar prej vitesh, më së paku mbase e kemi rikthyer”, thotë një qytetar tjetër vlonjat.

Artisti Enzo Ghinazzi me koncertin e tij pason grupin mitik Richi e Poveri. Pas këngëtarit italian Pupo të tjerë emra të njohur, si Toto Cotungo, Xhani Morandi e shumë të tjerë priten të kthehen me performanca muzikore në qytetin e Vlorës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?