Këngëtari grek aksidentoi për vdekje 19-vjeçarin shqiptar, babai i të riut: Të dënohet siç e meriton

14 Mars, 12:26| Përditesimi: 14 Mars, 12:36

  • Share

Babai i 19-vjeçarit shqiptar, Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës, i cili humbi jetën në një aksident rrugor në Greqi thotë se këngëtari grek që ishte në timon, Janis Ksanthopoulos duhet të marrë dënimin që meriton. Ai tha se djali i tij po shkonte në punë si gjithmonë duke shtuar se për 2 muaj do të festonin 20-vjetorin e tij

“Nuk ka gjë më të padrejtë se sa të largohet një njeri i ndershëm, të shkojë pesë orë në punë dhe të largohet ashtu. Nuk ia del... Thjesht kane shkuar në pune si gjithmonë, fëmijë shumë të mirë në mënyrën e tyre” tha i shokuar babai i shqiptarit.

Ai shtoi: “Mësova se është faji i këngëtari, a çfarë dreqin është ai. Gjithsesi, më falni për frazën, por është faji i tij! Shpejt, me shpejtësi. Pa frena, ai u përplas dhe pothuajse mori dy jetë. Në na ka lënë plagët hapur. 19 vjeç, për dy muaj do të mbushte 20”.’- tha babi.

‘Ai vrau një djal të ri, duam të marri dënimin që meriton!’- shtoi ai.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Dekelias” në Menidi, ku fuoristrada e këngëtarit Janis Ksanthopoulos, ka devijuar majtas rrugës dhe është përplasur ‘kokë më kokë’ me një automjet tjetër.

Pas përplasjes, mjeti i dytë në të cilin ndodheshin dy 20-vjeçarë është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike, ku ka mbetur i vdekur njëri prej tyre, pikërisht Antonio Daja nga Hajmeli i Vaut të Dejës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?