Këngë, valle e kostume, Shqiptaria bashkë në Teatrin e Operas! Historia rrëfehet me art! Nga ‘Qëndistarja’ te ‘Cili je ti more burrë’, Pavarësia e ritreguar

29 Nëntor 2023, 15:44| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 17:55

  • Share

Me etyd vallesh e zërin e Malvina Likës, Folk Fest 2023 rikthen “Qëndistaren e flamurit”. 111-vjet më parë Marigo Posio qëndisi simbolin kuq e zi që valëvitën firmëtarët, ndërsa shpallën Pavarësinë...

Teatri i Operas i rri ngushtë shqiptarëve të mbledhur këtë 28 nëntor nga të gjitha trojet tona dhe Diaspora, ndërsa ‘Vallja e Shqiponjave” çon zemrat peshë

Këto ‘perla’ të traditës, janë përzgjedhur nga Festivali Folklorik i Gjirokastrës.

I bëhet homazh babait të kombit, Ismail Qemalit..

Buçasin lodrat, bien dajret, dëgjohet Eposi i Kreshnikëve, lahuta rrëfen trimërinë, besën e shqiptarëve, bukurinë e Bjeshkëve...

Ndrisin xhamadët, vallja valëvit fustanellat, xhubleta, cibuni, tirqet e plisi, mbahen plot krenari nga  Artistët e Ansamblit Popullor në Shqipëri dhe  “Shota” e Kosovës...

Kabaja përmetare, zërat polifonik, dasma krutane, vashëzat e djemtë arbëreshe, në valle, këngë e veshje, rrëfejnë histori. Tradita si amanet i të parëve, është ruajt si më i shtrenjti xhevahir...

Folk Fest bashkoi Shqiptarinë në traditë...

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?