Këndoi në mënyrë të përkryer këngën ‘Mora Fjalë’, këngëtarja rumune viziton Prekazin në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

29 Nëntor 2023, 16:26| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 16:32

  • Share

Këngëtarja rumune, Andrea Vilcan vizitoi ditën e djeshme (28 nëntor) Kosovën dhe shkoi në Prekaz.

Rumunja është bërë tashmë shumë e famshme në Shqipëri, pasi ditë më parë këndoi në mënyrë të përkryer në gjuhën shqipe këngën ‘Mora Fjalë’ që tanimë është kthyer në himn për kombëtaren kuqezi.

Në foton e postuar në rrjetin e saj instagram, këngëtarja uron shqiptarët për festën e Pavarësisë dhe bën shqiponjën me duar.

“Urime 28 Nëntori, gjithë shqiptarëve”, shkruan në postim.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?