Slogani i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit

Këndoi këngën e fushatës së PS-së “Vetëm përpara”, flet për herë të parë 20-vjeçari: Ia dërgova vetë Ramës

22 Prill 2023, 08:35| Përditesimi: 22 Prill 2023, 13:03

  • Share

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive, partitë politike kanë zbuluar kolonat zanore që do të shoqërojnë fushatën  e tyre.

Kënga “Vetëm përpara” me të cilën Partia Socialiste do të përfaqësohet në fushatën e saj elektorale tërhoqi shumë vëmendje për tekstin dhe zhanrin muzikor.

Të shumtë ishin ata që u habitën dhe nuk e besonin fillimisht, pasi ishte një zgjedhje aspak e zakontë. I ftuar në “Më lër të flas”, ishte Petrit Vullkani, autori dhe këngëtari i kësaj kënge.Zëri i këngëtarit u duk i njohur për publikun pasi pak kohë më parë ai nxori një këngë e cila u pëlqye shumë nga publiku.

I pyetur rreth këngës së  kritikuar dhe të cilësuar si “këngë tallava”, këngëtari tha se këngën ia ka dërguar vetë kryeministrit Edi Rama, i cili e përzgjodhi mes shumë të tjerash.Ai tha gjithashtu se teksti dhe muzika është bërë nga vetë ai.

Ndër të tjera këngëtari u shpreh se është socialist pasi këtë e tregon dhe vetë kënga, ndërsa për komentet negative që ka marr nga simpatizantët kundërshtarë tha se nuk mërzitet.Vullkani falënderoi kryeministrin që pranoi dhe përzgjodhi këngën e tij.

Kënga mjaft e komentuar ka marrë 1 milionë klikime për pak ditë që nga publikimi.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?