Kendall Jenner rikthen Marilyn
Monroe me imitimin e saj

7 Korrik 2014, 21:07| Përditesimi:

  • Share
Vajza e vogël e familjes Kardashian, Kendall Jenner po mundohet që të bëjë emër jashtë mbiemrit të famshëm të familjes së saj.

Ajo ka postuar sot në rrjetin e saj social një foto ku ka imituar aktoren Marilyn Monroe.

Kendall shihet tërësisht nudo e veshur me peshqirin e saj të banjos me të cilin zbulon me finesë qafën dhe pak gjoksin.

kendall jenner

Duke u përpjekur për të marrë një sy gjumë, me sytë e mbyllur dhe make-upin të papastruar, ajo duket se e ka marrë fotografin në dhomën e saj të hotelit.

Të njëjtën foto e kishte postuar edhe Marilyn Monroe në vitin 1961, vetëm pak muaj përpara vdekjes së saj.

Fotoja është shkrepur në Paris por ende nuk dihet çfarë po bën Kendall në Paris.

Një ditë më parë ajo ishte fotografuar e veshur “casual” duke shëtitur bashkë me një mike të sajën.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?