'Kënaqni sytë', Plisat e 'kallin' Prishtinën për Kombëtaren: Shihemi në Gjermani (VIDEO)

22 Nëntor 2023, 21:24| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 21:25

  • Share

PRISHTINË - Munguan në "Air Albania" të organizuar pasi FSHF refuzoi t'u jepte bileta, por kurrsesi "Plisat" e Prishtinës nuk mund të mos festonin kualifikimin e Kombëtares në "Gjermani 2024".

Menjëherë pas përfundimit të sfidës Shqipëri 0-0 Ishujt Faroe në Tiranë (20 nëntor), tifozët e Prishtinës e "kallën" kryeqytetin e Kosovës, ku nuk munguan këngët patriotike dhe flakadanët, për të bërë natën ditë. Në fund edhe një mesazh për të gjithë: "Shihemi në Gjermani".

"Plisat dhe Prishtina janë dhe përherë do të jenë zemra e shqiptarisë. Cdo herë rrugët e vështira i kemi kurorzu me fitore, por kesaj radhe ishte edhe më e ëmbël. Kënaqni sytë me pamjet e festës së Plisave e të Prishtinës, pas kualifikimit te Shqipërisë në Euro 2024. Shihemi në Gjermani", shkruajnë Plisat.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?