Alcaraz dhe Nadal

'Kënaqësi e jashtëzakonshme', Nadal përgëzon 'mbretin' e ri të Wimbledon

17 Korrik 2023, 17:01| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 17:02

  • Share

Carlos Alcaraz është kampioni i ri i Wimbledon në tenis. Talenti spanjoll mposhti dje Novak Djokovic 3-2 në një finale dramatike dhe plot emocione në turneun më prestigjioz në sportin e tenisit, me përballjen që zgjati 4 orë e 40 minuta.

Në lidhje me këtë sukses të bashkëkombasit të tij, ka reaguar edhe Rafael Nadal me një mesazh urimi dhe inkurajimi.

"Urime Carlos, na ke dhuruar një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe jam i sigurt se pionieri i tenisit spanjoll, Manolo Santana gjithashtu ka festuar atje ku është këtë Ëimbledon që tashmë edhe ti e ke fituar dhe e ke pjesë të karrierës tënde. Të dërgoj një përqafim të fortë dhe shijoje momentin, kampion", shkroi Nadal.

Alcaraz bëhet tenisti i tretë spanjoll që e fiton Wimbledon pas Manolo Santanas në vitin e largët 1965 dhe Rafael Nadal që e ka fituar dy herë në vitet 2008 dhe 2010.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?