Këmkuqe - recetë tradicionale nga zonja Albana

30 Nëntor 2022, 12:51| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 12:53

  • Share

Këmkuqe çame

Përgatitja:

  • 500 gr miell
  • 300 gr djathë i bardhë
  • 1 gotë vaj ulliri
  • 1 gotë ujë
  • 1 lç sodë
  • Kripë

Vendosim miellin në një enë ku shtrojmë sodën e bukës. Krijojmë një hapësirë në qendër ku shtojmë vajin dhe kripën e tretur në ujë. E punojmë brumin mirë, brumi duhet te jetë i butë gati si brumë petullash. Shtojmë një pjesë të djathit të bardhë të cilin e thërrmojmë me duar dhe e spërkasim me pak miell. Lyejmë një tavë me vaj ulliri vendosim brumin, e nivelojmë mirë dhe në fund e spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathë të bardhë të thërrmuar. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?