Orges Shehi, trajneri i Tiranës

'Kemi pesë pikë diferencë', Orges Shehi: Abazaj vijon të jetë i dëmtuar

29 Prill 2023, 14:14
  • Share

Tirana dhe Kastrioti luajnë nesër në 15:00 për javën e 31-të në Superligë. Në "Elbasan Arena", djemtë e Orges Shehit kërkojnë të marrin tri pikët e radhës për të vijuar me diferencën e pesë pikëve në krye të renditjes. Trajneri i bardhebluve ka treguar se kërkohet përqëndrim në një ndeshje ku janë gati, teksa vijon që të ketë disa mungesa. Veç Nikqit, edhe Abazaj duket se do jetë jashtë.

"Jemi gati për t’u përballur me Kastriotin. Patjetër që duhet të kemi kujdes sepse është një kundërshtar që ka entuziazëm në fushë. Por ne do të bëjmë lojën tonë. Jemi 5 pikë diferencë dhe nuk duhet të gabojmë. Do të shkojmë në Elbasan për të fituar", tha durrsaku.

Më pas trajneri i Tiranës u ndal edhe te dëmtimet këtë periudhë, ku veç Nikqit që duket se ka mbyllur sezonin, nga dëmtimi do mungojë edhe Abazaj.

"Nuk mund të them që kemi një organikë 100% të mirë, pasi Abazaj vazhdon të jetë i dëmtuar me ato problemet e veta, por shpresoj të rikuperohet sa më shpejt dhe të mos kemi dëmtime të tjera”, u shpreh Shehi.

Pas 30 javësh në Superligë, Tirana kryeson me 56 pikë, ndjekur nga Partizani me 51. Kastrioti me 31 pikë qëndron në vendin e fundit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?