'Kemi parë një peshkaqen!' Telefonata e pushuesve të Orikumit alarmon policinë, monitoron zonën bregdetare

15 Korrik 2023, 16:41| Përditesimi: 15 Korrik 2023, 16:42

  • Share

Një telefonatë në policinë e Vlorës nga pushuesit afër Orikumit se kanë parë një peshkaqen në det ka alarmuar blutë të cilët kanë monitoruar të gjithë zonën mesditën e sotme

Nga informacionet e para të siguruara nga Report TV bëhet e ditur se pushuesit kanë njoftuar se e kanë parë peshkaqenin afër bazës së Pashalimanit

Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet e rendit të policisë Orikum po kontrollojnë me mjete lundruese në det. Gjithashtu ka patrulla të shtuara nga toka për monitorimin dhe krijimin e një perimetri të sigurisë për notarët.

Drejtori i zonave të mbrojtura në Vlorë Nexhip Hysolakaj sqaron se zakonisht peshkaqenët që janë shfaqur në ujërat tonë nuk janë të rrezikshëm megjithatë nuk mund të neglizhohen këto raste.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?