Feta Fetai me numrin 6

'Kemi gjetur Altin Lalën e ri', kush është lojtari që debutoi me Kombëtaren U-21 dhe u vlerësua nga trajneri

28 Mars, 14:37
  • Share

Kombëtarja U-21 u mposht 1-3 nga Zvicra për kualifikueset e Euro 25 për këtë grupmoshë. Për herë të parë me kuqezinjtë luajti edhe Feta Fetai, djaloshi që bën pjesë te akademia e Lokoomotivës së Zagrebit dhe është vetëm 18 vjeç (11 maj 2005).

Pas ndeshjes për mediet trajneri i Shpresave, Alban Bushi tha se Shqipëria ka fituar një lojtar të së ardhmes, duke e krahasuar edhe me Altin Lalën, ish-mesfushorin dhe kapitenin e Kombëtares.

"Ne kishim 2-3 lojtarë të rinj, që i kemi edhe për plane afatgjata. Dua të sjell në vëmendje Fetain, vitlindje 2005-a, që është këtu edhe për dy vitet e ardhshme. Dua ta falënderoj që e kemi në skuadër, pasi është një numër 6 i shkëlqyer për Shqipërinë.

Mund ta krahasoj me Altin Lalën dhe ishte për herë të parë me ne, por e kemi fituar si lojtar, pasi bëri paraqitje fantastike. Natyrisht që kemi në vëmendje edhe emra të tjerë, që do të provojmë t’i ndjekim apo t’i afrojmë", tha Alban Bushi pas ndeshjes së humbur 1-3 me Zvicrën.

I lindur në Shkup, Fetai bënte pjesë te moshat e Maqedonisë së Veriut U-19 dhe zgjodhi të kalonte te Shqipëria. Ai ka dalë nga Rabotnicki, teksa prej verës së 2023 u afrua nga ekipi kroat.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?