'Kemi foto dhe video', deputeti Shameti: LSI ka organizuar protestat e dhunshme

17 Dhjetor 2020, 22:57| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 22:59

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste Adnor Shameti ka akuzuar dy ish-deputetët e LSI-së Përparim Spahiu dhe Floida Kërpaçin si organizatorë të protestave në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës. Ai është shprehur se ka foto dhe video të këtyre përfaqësuesve të LSI në protestë dhe është e provuar që janë ata organizatorët.

“Humbësi i madh në këtë histori është prishja e qetësisë së shqiptarëve. Qëndrimi i kryeministrit Rama ka qenë korrekt. Është e provuar që organizatorët kanë qenë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare. Kemi foto të këtyre të përfaqësuesve të këtyre partive në protestat e ditëve të fundit. Ka foto dhe video të ish-deputetëve të LSI-së, Përparim Spahiu dhe Floida Kërpaçi të cilët kanë qenë organizatorë në protestat e fundit. Situata është shumë e thjeshtë. Kemi patur një incident që ndodhi nga një punonjës i policisë së shtetit, i cili është nën hetim”, tha Shameti.

Gjatë protestës së ditës së 5-të, pranë protestuesve te Kryeministria u shfaqën edhe ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi dhe ish- deputeti tjetër i LSI-së Përparim Spahiu, duke lënë të kuptohet se ishin organizatorët e saj.

Komento

Komente

  • Poli: 18/12/2020 04:21

    Mire nje koklope nga Skrapari si Ilir Meta, po tani ka dale dhe ky koklopa tjeter. Ai qe sla trafikant droge pa sjelle ne Shqiperi, per kovertim denimi duke i liruar nga burgu. "Arkitekti" i Rames per rekrutimin e klaneve kriminale afer PD e LSI per ne PS, per vota. U hengert mortja te pafryre muti.

    Përgjigju
    • Jeni: 18/12/2020 11:00

      Po ik o burri dheut, moscja fut kot. Jeni bo të dyja palët si në koh të enverit. Gjejeni mënyrën e bashkpunimit me partit motra. Boni zgjedhje të rregullta dhe punoni për këtë popull sepse ngeli në dyert e europës rrefugjat.

    • Koli: 18/12/2020 08:38

      Po kete Ilir m... e futi ne politike ,nga ai ka mesuar edhe ky .Lulin e ka mikun e vjehrrit ky kokelopa , ortak me Myslym Murrizin eshte ne biznese, ne terezi e ka. Sa diploma ka shitur ky te Justiniani o shoku .Turp per PS qe mban keta lloj monstrash .

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?