Kronikë

Këmbëzbathur dhe duke çaluar, del nga dera e gjykatës 36-vjeçari i akuzuar për kultivim kanabisi në Berat: Policia më dhunoi!

14 Gusht 2021, 14:06| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 14:16

  • Share

Me shenja dhune, këmbëzbathur dhe duke çaluar, me ndihmën e efektivëve është paraqitur gjatë paradites së sotme në gjykatën e Beratit, 36-vjeçari Lulzim Shallari i cili u arrestua 3 ditë më parë në fshatin Grevë në Skrapar për kultivim kanabis.

Teksa po dilte nga dera e Gjykatës nga ku u paraqit për të marrë masën e sigurisë, tregoi se policia e kishte dhunuar.

36-vjeçari nuk e pranoi akuzën duke deklaruar se nuk kishte dijeni për parcelën e kultivuar dhe nuk ishte autori i kultivimit.

Prokuroria e Beratit ka kërkuar për 36-vjeçarin masën e sigurisë burg pa afat, ndërsa gjyqtarja Lutfie Çelani ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg me afat 30-ditë”, kohë e mjaftueshme sipas gjyqtares që prokuroria të sigurojë provat e mjaftueshme për të akuzuarin.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?