Ish-xhudistja e Shqipërisë dhe Kosovës Majlinda Kelmendi

Kelmendi e rekordeve ‘Guines’ tani edhe në ‘Librin e Legjendave’, nderohet nga Federata Botërore e Xhudos

26 Tetor 2022, 14:04| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 14:07

  • Share

Arritjet madhështore i kanë mundësuar Majlinda Kelmendit një vend në faqen e parë të librit Legjenat e xhudos, të publikuar nga federata botërore e këtij sporti.

Sportistja shqiptare, e cila ka garuar si për përfaqësuesen kuqezi ashtu edhe atë ‘dardane’ është zgjedhur si një prej legjendave të dekadës së kaluar. Kjo sepse nga 2010 deri në 2019 ajo mban rekordin Guines për titujt e fituar. Një prej të tyre është medalje a artë e para në historinë e Kosovës në Lojërat Olimpike.

Për këtë ka shkruar edhe ish-trajneri i Majlindës, i cili në rrjetet sociale thotë:

"Për një ditë të mirë ….

Gjurmët e Majlindes në Botën e sportit!

“Holding the Guiness World Record for the most gold medals won on the IJF World Tour from 07 May 2010 to 24th october 2019”

Federata Botërore e Xhudos në Librin e botuar “Judo Legends” flet për një rekord të Ginisit të arritur nga Majlinda në periudhen 7 Maj 2010 deri 24 tetor 2019 me medaljet e arta të fituara për afër 10 vjet!"

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?