Këlliçi para SPAK: Doja ta kisha përballë sot Ardian Çelën! Për 16 muaj tentoi t'i mbyllte gojën opozitës, por nuk ia doli

24 Tetor 2022, 14:55| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 15:52

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat para SPAK, tha se ka marrë pafajësi 16 muaj pasi Ardian Çela administratori i OSHEE, e paditi për shpifje gjatë fushatës zgjedhore prill 2021. Sipas Këlliçit akuzat e ngritura dhe kallëzimet e bëra ndaj tij në muajin mars dhe prill të vitit të kaluar për krimet zgjedhore që kanë ndodhur në qarkun e Durrësit qëndrojnë, ndërsa ka shtuar se kjo tregon se Edi Rama në prill 2021 ka vjedhur zgjedhjet. Sipas Këlliçit, kjo ishte një akuzë për t’i mbyllur gojën opozitës.

'Sot, pas pothuaj 16 muajsh merr fund saga e kallëzimeve penale ndaj një deputeti të opozitës, ndaj meje në rastin konkret, për deklaratat publike që unë kam bërë vitin e kaluar në lidhje me masakrën zgjedhore të ndodhur në prill të vitit të kaluar me vjedhjen e zgjedhjeve dhe më konkretisht me rastin e qarkut e Durrësit ku operacioni i vjedhjes së zgjedhjeve ka funksionuar në mënyrë perfekte. 

Vetëm në javën e fundit të zgjedhjeve janë disbursuar 6 milion dollar nga fondet e rindërtimit dhe ku ka pasur me qindra raste të denoncimit të fenomentit të shit-blerjes së votës. 

Sot ka qënë vendimi i fundit ku më është dhënë pafajsia në lidhje me një akuzë të ngritur nga viktima akuzuese, baroni i OSHEE, Ardian Çela, të cilin e kam pritur në çdo seancë ta kem përballë, t’ja them sërish përballë të gjitha ato që kam thënë në deklarata publike nga selia e Partisë Demokartike, në lidhje me vjedhjen e zgjedhjeve në prill të vitit 2021. 

Për këtë çështje kam pasur mbi 10 kallëzime penale të adresuara të gjitha në SPAK dhe ky është vendimi më i fundit nga i cili unë kam marrë pafajsinë dhe të gjitha akuzat e ngrituara janë rëzuar në gjyakatë dhe kam marrë pafajsinë. 

Kjo tregon që akuzat e ngritura dhe kallëzimet penale të bëra në muajin mars dhe prill të vitit të kaluar për krimet zgjedhore që kanë ndodhur në qarkun e Durrësit qëndrojnë dhe kjo tregon se Edi Rama në prill të vitit 2021 i ka vjedhur zgjedhjet dhe këtë e di sot çdo shqiptar, i madh dhe i vogël. 

Kisha dashur që baronin  e OSHEE që tentoi të ishte dhe baroni i SPAK-ut, por ëshët banoni i vjedhjes së zgjedhjeve në Durrës, ta kisha sërish përballë sot për t’ja thënë në sy të gjitha akuzat  dhe për ta dëgjuar dhe ai vendimin. 

Jam i bindur që me këtë tentativë që pati për t’i mbyllur gojën opozitës për 16 muaj, jo vetëm që nuk ja ka dalë dot qeveria e Edi Ramës dhe ushtarët e tij, drejtorët e enteve më të korrupruara siç është OSHEE dhe më problematike, që në fakt po lënë qytetarët çdo ditë e më shumë pa drita, po keqmenaxhojnë fondet publike dhe po vjedhin me tendera. 

Në fakt ju keni parë gjatë gjithë seancave që unë kam ardhur këtu, që tentativa për të intimiduar deputetët e opozitës ka qenë konstante, por nga ana tjetër ne dhe unë po bëjmë detyrën tonë. Po ngremë zërin për padrejtësi që i bëhën çdo ditë qytetarëve shqiptarë dhe imagjinoni kur çohet një deputet 10 herë në SPAK, me 10 padi të ndryshme për një deklaratë dhe kur intimidohen deputetët, imagjinoni çfarë intimidimi ndodh me qytetarin e zakonshëm që sot është më i varfër se kurrë, më i poshtëruar se kurrë dhe të vetëm zgjidhje kanë largimin nga Shqipëria.'- tha Këlliçi.

Kujtojmë se kreu i OSHEE, Ardian Çela paditi disa nga deputetët demokratë për shpifje pas akuzave të tyre se Çela gjatë zgjedhjeve të 25 prillit ka drejtuar një grup të strukturuar kriminal për blerjen e votës për Partinë Socialiste.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?