Këlcyrë/Familjarët e shpallin të zhdukur, 60-vjeçari rikthehet pas 6 ditësh në mal ku kishte shkuar për të pirë qumësht të fermentuar

21 Janar 2021, 15:36| Përditesimi: 21 Janar 2021, 15:40

  • Share

Duhet të ketë kaluar shumë kohë që kur 60-vjeçari nga Tolar i Këlcyrës s’kishte shijuar kaçupin ose siç njihet në zonë qumështin e fermentuar në lëkurën e deles.

Aq i etur duhet të ketë qenë  S.S, saqë pa i treguar askujt vendosi të ngjitet në një stan të huaj në mal dhe të qëndrojë aty për 6 ditë.

Nga ana tjetër familja e shpalli të zhdukur dhe denoncoi në polici. Por burri u gjet në Nivicë të Tepelenës kur vetë zbriti nga mali sepse nuk mundi të pinte asnjë gotë dhallë dhe as një hurmë apo gllënkë kaçupi.

Ky produkt është i rrallë dhe përgatitet në lëkurën e deles nga barinjtë mjeshtra, trashëguar brez pas brezi. Përveç shijes qumështi i fermentuar në temperatura të ftohta, sipas mënyrës së mijëra viteve me parë, njihet edhe si kurues për disa sëmundje. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?