Këlcyrë/ Po i ndiqte policia, përplasen 2 furgona me klandestinë! 2 të plagosur, njëri rëndë

20 Gusht 2023, 22:58| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 09:16

  • Share

KËLCYRË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Këlcyrës. Mësohet se janë përplasur dy furgona që po transportonin klandestinë që po ndiqeshin nga policia.

Report Tv ka mësuar se kanë qenë dy furgona të mbushur me 15 klandestine nga Lindja e Mesme që kishin hyrë ilegalisht nga Pika e Kalimit Kufitar të Tri Urave në Përmet. Si pasojë e përplasjes dy persona janë plagosur, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, dy shoferët e furgonave janë arrestuar dhe klandestinët janë shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?