Këlcyrë, gjenden 30 granata në fshatin Ballë pranë një banese! Ndërhyjnë forcat xheniere

19 Qershor 2023, 14:19| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 18:07

  • Share

GJIROKASTËR- Në fshatin Ballë të bashkisë Këlcyrë, janë gjetur 30 granata mbrojtëse të pashpërthyera. Policia ka rrethuar vendin ku punonjësit që po ndërtonin një rrugë në këtë fshat kanë gjetur granatat. 

Vendi ku janë gjetur granatat është afër një banese, anëtarët e së cilës janë evakuuar. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat xheniere të cilët ndërmorën hapat e mëtejshëm për evadimin apo shpërthimin e tyre të kontrolluar. 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?