Kek me portokall nga zonja Albana

4 Janar, 11:15| Përditesimi: 4 Janar, 11:16

  • Share

Kek me portokall

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 1 gotë vaj ulliri
  • 2 gota sheqer
  • 5 kokrra vezë
  • 1 gotë lëng portokalli
  • Lëkurë e grirë portokalli

Përgatitja:

Rrahim fillimisht vezët me sheqerin. Sapo sheqeri të tretet shtojmë lëngun e portokallit dhe vajin e ullirit. E trazojmë mirë dhe më pas hedhim gradualisht miellin duke e situr. E punojmë brumin mirë dhe në fund shtojmë lëkurë portokalli të grirë. E vendosim brumin e kekut në një tavë, e nivelojmë mirë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?