Kek me pjeshkë, një ëmbëlsirë e lehtë dhe e shpejtë nga zonja Albana

18 Korrik 2023, 13:38| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 13:40

  • Share

Kek me pjeshkë

Përbërësit:

  • 3 vezë
  • 180 gr sheqer
  • 80 ml vaj
  • 150 ml qumësht
  • 300 gr miell
  • 1 bustinë fryrës ëmbëlsirash
  • Lëkurë limoni
  • 4-5 pjeshkë

Përgatitja:

Në një enë përziejmë vezët me sheqerin me tel dore, shtojmë qumështin dhe vajin dhe i përziejmë mirë. Shtojmë më pas lëkurën e grirë të limonit dhe fryrësin pjekës. Në fund gradualisht shtojmë miellin e situr dhe disa copëza të vogla pjeshke. Pjesën tjetër të pjeshkëve i kemi prerë në feta gjysmë hëne, të cilat i vendosim sipër  masës së kekut. E vendosim kekun në pjekje në 180 gradë për 45 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?