Kek me pjeshkë nga Zonja Vjollca

12 Maj 2020, 10:50| Përditesimi: 12 Maj 2020, 11:00

  • Share

Kek me pjeshkë

Përbërësit:

4 vezë

200 gr sheqer

120 ml vaj bimor

250 gr rikota

50 ml qumësht

300-350 gr miell

1 pako pluhur pjekës

Lëkura e 1 limoni

400 gr pjeshkë

Sheqer pluhur për pudrosje

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët dhe sheqerin, derisa sheqeri të shkrijë dhe vezët të rrisin volumin. Shtojmë vajin, e përziejmë dhe më pas shtojmë rikotën dhe 50 ml qumësht dhe përsëri përziejmë derisa të na formohet një masë homogjene. Shtojmë pak nga pak miellin, pluhurin pjekës dhe lëkurën e limonit dhe e përziejmë me spatul.

Presim në kubikë 2 pjeshkë dhe i shtojmë te brumi. Pjesën tjetër e presim në feta.

Transferojmë brumin në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje, e nivelojmë dhe vendosim sipër brumit në mënyrë dekorative fetat e pjeshkës.

Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 45-50 minuta. Pasi keku të jetë pjekur e lëmë të ftohet dhe e pudrosim me sheqer pluhur para se ta presim e ta servirim.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?