Kek me mandarina nga zonja Albana

7 Shkurt 2023, 11:09| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 11:10

  • Share

Kek me mandarina

Përbërësit:

  • 220 gr miell
  • 8-9 mandarina
  • 100 gr sheqer
  • 150 ml vaj ulliri
  • 160 ml ujë
  • 2 kokrra vezë
  • 1 majë luge kripë
  • 1 bustinë pluhur pjekës
  • Lëkurë mandarine
  • Sheqer pluhur për spërkatje

Përgatitja:

Vendosim në një tavë një letër pjekje, e ngjisim mirë dhe e spërkasim me miell. Qërojmë mandarinat, i ndajmë përgjysmë dhe i vendosim rradhë-rradhë.

Në mikser vendosim një mandarinë dhe 2 vezë. E kalojmë këtë masë në kullesë ku shtojmë sheqerin. E rrahim me telin e vezëve duke shtuar gradualisht vajin. Vazhdojmë trazimin pa ndërprerje, më pas shtojmë ujin dhe miellin gradualisht. E punojmë mirë brumin e ëmbëlsirës derisa të bëhet një masë homogjene. Grijmë lëkurën e një mandarine e shtojmë tek brumi, e trazojmë dhe të gjithë masën e hedhim në tavë mbi mandarinat. E nivelojmë mirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?