Kek me kos dhe limon nga zonja Albana

29 Maj, 12:07| Përditesimi: 29 Maj, 12:08

  • Share

Kek me kos dhe limon

Përbërësit:

  • 240 gr kos
  • 3 kokrra vezë
  • 6-7 lgj sheqer
  • 2 e ½ gotë miell
  • 1 gotë vaj
  • 1 lgj niseshte
  • 1 limon (lëkura dhe lëngu)
  • Pak kripë
  • Sheqer pluhur për dekor

Përgatitja:

Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe i rrahim derisa të formohet një shkumë e qëndrueshme. Shtojmë sheqerin dhe kripën dhe i rrahim derisa sheqeri të tretet plotësisht. Përziejmë të verdhat e vezëve me kosin. Më pas shtojmë miellin, niseshten, lëngun dhe lëkurën e limonit. I përziejmë me një tel gatimi derisa masa të bëhet e njëtrajtshme, E bashkojmë masën me shkumën e të bardhave të vezëve dhe i përziejmë lehtë me spatul. E hedhim në formën e pjekjes dhe e vendosim në furrë në temperaturën 150⁰C për 30-35 minuta. Pasi keku të ftohet i shtojmë sipër sheqer pluhur dhe e shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?