Kek me karrota dhe portokall nga zonja Albana

17 Shkurt 2023, 11:57| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 11:59

  • Share

Kek me karrota dhe portokall

Përbërësit:

  • 350 gr karrota
  • 5 kokrra vezë
  • 200 gr sheqer
  • 1 majë luge kripë
  • 350 gr miell
  • 1 bustinë pluhur pjekës
  • 1 bustinë vanilje
  • 1 fç vaj bimor
  • Lëkura dhe lëngu e 1 portokalli

Përgatitja:

Fillimisht grijmë karrotën në rende. Marrim lëngun e portokallit dhe më pas grijmë lëkurën. Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë vajin, lëngun dhe lëkurën e portokallit. E trazojmë dhe më pas shtojmë miellin, pak kripë, pluhurin pjekës dhe vaniljen. Në fund shtojmë karrotat e grira. E vendosim brumin e kekut në një tavë të lyer me vaj dhe spërkatur me miell. E vendosim kekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?