Kek me arra dhe bajame, super shije nga Raina Kovaçi

12 Janar 2023, 11:09| Përditesimi: 12 Janar 2023, 11:10

  • Share

Kek me arra dhe bajame

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 1 gotë kos
  • 2 gota sheqer
  • 2 gota margarinë
  • 2-3 gota miell
  • Pluhur pjekës ose sodë
  • Kakao
  • Bajame
  • Arra
  • Sheqer pluhur për servirje

Përgatitja:

Rrahim vezët më sheqerin dhe sapo sheqeri të shkrijë shtojmë kosin dhe margarinën e tretur. E trazojmë mirë duke hedhur gradualisht miellin së bashku me pluhurin pjekës. E punojmë mirë brumin e kekut dhe më pas marrim pak brumë në një tas të vogël dhe e trazojmë më 2-3 lugë kakao. Tek pjesa e bardhë e brumit shtojmë bajamet dhe arrat e thërrmuara.

Masën e brumit pa kakao e hedhim në një formë keku, e nivelojmë mirë dhe në fund hedhim pjesën e brumit me kakao. E vendosim kekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Pasi është pjekur e servirim pudrosur me sheqer pluhur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?