Kek i kripur me patate nga zonja Albana

14 Dhjetor 2022, 13:54| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 13:55

  • Share

Kek i kripur me patate

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 70 gr miell
  • 1 ls qepë e grirë
  • 1 ls rigon
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 100 gr bizele
  • 200 gr proshutë
  • 2 kokrra vezë
  • Kripë, piper

Përgatitja

Grijmë në rende patatet, qepët dhe në kubikë të vegjël specat dhe proshutën. I bashkojmë perimet në një enë ku shtojmë bizelet, hudhrën e shtypur, vezët, rigonin, kripën dhe piperin. Në një tavë cilindrike ku kemi vendosur letër pjekje shtojmë masën dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?