Kejt Hitaj fiton festivalin ‘Mikrofoni i Artë Vaçe Zela’! Koncerti u bë për kauzën e ndihmës së fëmijëve në nevojë    

24 Tetor 2023, 17:30| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 17:54

  • Share

14-vjeçarja nga Vlora, Kejt Hitaj u shpall fituese e edicionit të dytë të festivalit lokal “Mikrofoni i Artë Vaçe Zela”.

Në këtë festival që u mbaj në Qendrën Kulturore të Lushnjës morën pjesë 14 fëmijë nga Shqipëria Kosova, Mali i Zi, të moshës 6 deri në 14 vjeç.

Kryetari i jurisë Zhani Ciko tha se zërat e rinj po mbajnë gjallë traditën.

“Ky festival bëhet për emër të madh siç është Vaçe Zela. E dyta bëhet për kauzën e ndihmës së fëmijëve në nevojë. Po kështu nxjerr dhe zëra të rinj, talente të reja”, tha Ciko.

Ky është viti i dytë i festivalit lokal që zhvillohet në vendlindjen e artistes së madhe Vaçe Zela me organizatorë Elteva Rrapa dhe Adriatik Gega, kryetar i Shoqatës së Grupeve Vulnerabël.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?