Politikë

Kejdi Mehmetaj nga Fieri: Ambientet i kemi me qira, Punonjësit e Bashkisë erdhën si hajdutë

21 Prill 2021, 13:07| Përditesimi: 21 Prill 2021, 13:12

  • Share

 

Në një prononcim për mediat nga Fieri, kandidatja për deputete e LSI në këtë qark, Kejdi Mehmetaj ka sqaruar se çfarë ka ndodhur sipas saj.

Mehmetaj thotë se banderolat e LSI-së ishin vendosur ambientet e godinës private dhe ishin marrë më qira. Ajo bën me dije se më datën 15 prill  Bashkia e Fierit i ka dërguar një shkresë LSI për të hequr banderolën, por sipas saj pa shpjegim.

Mehmetaj është shprehur se baneri u dëmtua por se  simpatizantët e LSI, tanimë po nisin të vendosin banderolën në vendin ku ishte.


Lajmi kryesor:

Përplasje fizike mes kandidatëve të LSI me policët në bashkinë Fier, Kejdi Mehmetaj: Turp të keni, po dhunoni! Po hiqen banerat tanë se do vijë Rama! Meta: Mos bini pre e provokimeve


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?