Keidi Bare

Keidi Bare drejt largimit nga Espanyol, mesfushori qëndron sërish në Spanjë

25 Janar 2023, 18:21| Përditesimi: 25 Janar 2023, 18:22

  • Share

Keidi Bare nuk po kalon një sezon të shkëlqyer me Espanyol në La Liga të Spanjës. Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit vuan prej shumë javësh një dëmtim të rëndë në ligametet e gjurit, teksa thuajse ka mbyllur sezonin.

"Elgoldigital" në Spanjë bën me dije se Levante ka interes për Baren, me 25-vjeçarin që nuk dihet me siguri se kur do kthehet në fushë. Me kontratë deri në verën e 2024, Bare ishte ndër lojtarët titullar të Espanyol, me katalanasit që u ngjitën edhe në La Liga.

Tanimë një pistë e re për fierakun Bare, me çmimin e tij në treg që është 3.5 milionë euro. I dalë nga moshat e Apolonisë, Bare u rrit te të rinjtë e Atletico Madrid, teksa luajti edhe me ekipin e parë të madrilenëve. Pas aventurës me Malangueno në huazim, Bare kaloi te Malaga dhe prej 2020 është pjesë e Espanyol.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?