Raporti i Komisionit Europian tërheq vëmendjen tek ikja e shqiptarëve: Numri i kërkesave për azil në vendet e BE-së u rrit në 2022

8 Nëntor 2023, 17:10| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 00:55

  • Share

1699459918_1670573797Screenshot2.jpg

KE vlerëson pozitivisht Shqipërinë sa i përket rolit të saj në menaxhimin e flukseve të emigracionit drejt BE-së.

“Kuadri ligjor për migracionin përputhet kryesisht me atë të BE-së, por ka nevojë të përditësohet në përputhje me zhvillimet në anën e BE-së. Shqipëria ka kontribuar në menaxhimin e flukseve migratore të përziera drejt BE-së duke bashkëpunuar për zbatimin e planit të veprimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Nuk është bërë përparim në referime dhe qasje në procedurat e azilit, si dhe ka ende mangësi në procedurat e kthimit. Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të trajtuar nevojat e të miturve të pashoqëruar dhe për ta harmonizuar politikën e vet të vizave me atë të BE-së.

Megjithëse numri i kërkesave për azil të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në Shtetet Anëtare të BE-së dhe vendet që lidhen me Schengen-in mbetet më i ulët se niveli para pandemisë, ai u rrit sërish në vitin 2022. Për të trajtuar këtë fenomen nevojiten ende përpjekje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.”


Lajmi kryesor:

Progres raporti i KE: Shqipëria po përparon me negociatat! Drejtësia po jep frytet e reformës, kujdes klimën politike! Korrupsioni mbetet shqetësim serioz


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?