Ke një histori për të treguar? Mëso më shumë për fushatën 'Stories that matter'

1 Gusht 2022, 17:21| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 17:23

  • Share

Nëse je i ri dhe ke një histori frymëzuese për të treguar, bëhu pjesë e fushatës së Kongresit Rinor Kombëtar, në kuadër të titullit "Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022" për të shënuar Ditën Botërore të Rinisë, 12 Gusht 2022. Afati për të dërguar historinë tuaj është deri në datën 9 Gusht.

Kliko linkun në postim për më tepër informacion:https://tiranaeyc2022.al/stories-that-matter/

"#StoriesThatMatter është historia jote! Të rinjtë kanë plot histori që frymëzojnë, histori që qëndrojnë në zemër të komuniteteve. Ndaji ato me ne: https://tiranaeyc2022.al/stories-that-matter/

Për të shënuar Ditën Botërore të Rinisë e cila festohet në Gusht, Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të #TiranaEYC2022, organizon fushatën Stories That Matter, duke e transformuar Gushtin në një muaj të plotë dedikuar historive dhe mesazheve rinore. Por jo vetëm kaq...më shumë surpriza na presin këtë Gusht! Le të lundrojmë së bashku në valë rinie", shkruan Kongresi. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?