Roza dhe Ori

‘Ke fëmijë ti Egla!’, Ori Nebiaj përplaset me Roza Latin: Mbro të drejtat e kafshëve, se për njerëzit s’qenke e qartë

3 Mars, 10:23| Përditesimi: 3 Mars, 10:43

  • Share

Debati i ashpër mes Roza Latit dhe aktores Egla Ceno u diskutua në spektaklin e së shtunës në BBV. Gjithçka nisi, pasi moderatorja Roza Lati, i kërkoi aktores që të mos i drejtohet vajzave me gjuhë ofenduese, teksa iu drejtua “ke fëmijë ti?”, por Egla Ceno nuk e ka pritur mirë teksa e quajti prezantuesen një femër kokëboshe dhe budallaqe.

“Roza më tha diçka të tmerrshme që më lëndoi shumë. Është shumë plehrë, e paftë Zoti. Ku e di ajo se sa jam përpjekur unë të kem fëmijë”, tha Egla, teksa qante.

Opinionistja Ori Nebiaj i ka dalë në mbështetje aktores, teksa iu drejtua Roza Latit se nuk ka pse të kërkojë llogari pse një grua ‘s’ka fëmijë’.

‘S’ka pse një grua të të japë ty llogari. Pse nuk është feju? Pse nuk është martuar? Pse nuk ka fëmijë? Pse nuk ka bërë të dytin? Para se ta pretendosh për këtë, mbaro punë me një gjë që di ta bësh shumë mirë ‘mbro të drejtat e kafshëve!’ se për njerëzit nuk qenke e qartë.’- u shpre Ori Nebiaj.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ina: 03/03/2024 14:35

    Big brother eshte format I shemtuar we promovon antivlera. Duhet ndaluar..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?