KE: Dritë-hijet e ekonomisë
shqiptare në tremujorin e 3-të
Brukseli: Surprizë, rënia 0.6% e PBB

10 Tetor 2014, 08:08| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Direktorati Ekonomiko-Financiar i Komisionit Evropian ka publikuar vlerësimin e tij për ecurinë e ekonomisë shqiptare në fund të tremujorit të tretë. Shifrat, në shumicën e rasteve, janë të gjashtë muajve të parë, sa i përket ecurisë së ekonomisë reale, të tetë muajve, sa i përket statistikës fiskale dhe më pak nëntëmujorit.

Ajo që bie në sy, sipas ekspertëve të Brukselit, është se Shqipëria vijon të kalojë një periudhë me vështirësi, të cilat ndikohen nga borxhet e së kaluarës, kriza globale, ndërkohë që është bërë një punë serioze për stabilizimin e Financave të keqadministruara publike, por ende ka shumë punë për të bërë.

Sipas raportit, duke pasqyruar rritjen e grumbullimit të taksave që nga fillimi i vitit, të ardhurat fiskale të shtetit u rritën 12.5 për qind në shkallë vjetore, 1% më shumë se sa planifikimi sipas ligjit të Buxhetit 2014.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?