Kavurme, gatimi turk me mish, domate dhe speca nga zonja Albana

7 Shtator 2023, 13:12| Përditesimi: 7 Shtator 2023, 13:13

  • Share

Kavurme, gatim me mish, domate dhe speca

Përbërësit:

  • 800 gr mish viçi
  • 200 gr dhjamë
  • 1 qepë
  • 3 speca jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 4 thelpinj hudhër
  • 3 domate
  • 1 gjethe dafine
  • 1 lç spec i kuq i ëmbël
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Presim mishin në kubikë të vegjël sikurse dhe dhjamin.Kaurdisim dhjamin në tigan pa vaj. Kur dhjami të fillojë të mblidhet e të rreshket shtojmë mishin. E kaurdisim gjatë, më pas shtojmë specat dhe qepën. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta, shtojmë më pas pak ujë dhe e lemë gatimin derisa të përthithet uji. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe shtojmë domatet.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?