Kavajë/ U përplas nga një makinë teksa luante, ndërron jetë në spital 6-vjeçari! Në pranga shoferi 25-vjeçar, ishte me shpejtësi

2 Shtator 2023, 12:25| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 14:20

  • Share

Një fëmijë 6-vjeçar ndërroi jetë në një aksident rrugor në lagjen numër 1 të Kavajës. I vogli ka tentuar të kalojë rrugën, por është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 25-vjeçar, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së premtes. Për shkak të plagëve të marra nga përplasja, 6-vjeçari humbi jetën në spital.

Policia thotë se arrestoi në flagrancë shoferin e makinës, Klajdi Spanjolli i cili banon pikërisht në lagjen ku aksidentoi fëmijën, i cili dyshohet të ketë qenë më shpejtësi tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, automjeti tip “Volksëagen” që drejtohej nga 25-vjeçari, ka përplasur një shtetas 6 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?