Kavajë/ Dhunuan të riun dhe tentuan ta vrisnin duke e përplasur me makinë, pranga 30-vjeçarit! Në kërkim vëllai i tij

25 Shkurt, 13:20| Përditesimi: 25 Shkurt, 14:54

  • Share

DURRËS- Një 30-vjeçar ka rënë në pranga, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi kanë tentuar të vrasin një 25-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 24 shkurt, në lagjen nr.2. Policia thotë se pas një sherri për motive të dobëta dy vëllezërit kanë dhunuar 25-vjeçarin dhe më pas e përplasën me automjet.

Policia ka arritur që të vendosë në pranga 30-vjeçarin Halit Ullorja, ndërsa vëllai i tij G. U., është ende në kërkim.

Ndërkohë, është arrestuar edhe 25-vjeçari që tentuan të vrisnin, Letjan Lushkaj. Ky i fundit ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?