Foto ilustruese

Kavajë, tentoi të vriste një person me armë pas konfliktit të çastit, në pranga një 40-vjeçar

20 Shtator 2020, 11:10| Përditesimi: 20 Shtator 2020, 11:16

  • Share

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës pasi më datë 13 gusht ka tentuar të vrasë një person pas një sherri të çastit.

Ngjarja ndodhi në Malin e Robit në Golem ku 40-vjeçari Dritan Kolaveri pas një konflikti të çastit tentoi të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh.

Gjatë arrestimit të 40-vjeçarit iu sekuestrua dhe arma e zjarrit.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në drejtimin e Prokurorisë, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur dokumentimin ligjor si dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Tiranë" - njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?