Foto ilustruese

Kronikë

Kavajë/ Drogon mbesën e mitur dhe e përdhunon, më pas rreh gruan! Arrestohet 31-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje

2 Korrik 2021, 20:15| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 20:59

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë. Një 31 vjeçar ka detyruar mbesën e tij 14 vjeçe që të konsumojë kokainë dhe më pas e ka përdhunuar.

Burime për gazetarin Report Tv Arsen Rusta bëjnë me dije se sipas ekspertizës mjeko ligjore rezulton se 31 vjeçari me iniciale K. L ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën. Jo vetëm e ka droguar, por para se ta përdhunonte, i riu i ka dhënë mbesës 4 birra.

Sipas policisë, 31 vjeçari ka rrahur edhe gruan e tij pasi ka përdhunuar mbesën. Policia ka bërë të mundur arrestimin e ttë riut i cili akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”. Më parë i riu ka qenë i dënuar për veprën penale vjedhja dhe nuk kishte shumë kohë që kishte dalë nga burgu. Materialet për këtë ngjarje të rëndë u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin për veprat penale “Dhuna në familje”, “Ngacmin seksual” , “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge” të shtetasit: •K. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht. Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. 

Komento

Komente

  • Pupu: 02/07/2021 20:33

    Po si paska kryer mardhenie dhe policia e ka akuzuar per ngacmim s3ksual ??? Mos hapni lajme te tilla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?