Kavajë/ 36 familje egjiptiane një muaj pa drita, ngrihen në protestë! OSHEE s'vendos kabinë elektrike! Ministria iu premton zgjidhje brenda një jave

18 Shkurt 2022, 20:50| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 21:04

  • Share

Me vajzën e tij përdore, Shpëtim Kiptiu ashtu sikurse qytetarë të tjerë të komunitetit egjiptian bën rreth 55 km rrugë nga Kavaja drejt Tiranës për t’iu drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale reagim për ndërprerjen prej gati një muaji të energjinë elektrike.

Kanë kërkuar lidhjen e një kontrate të rregullt me OSHEE-në.  Por OSHEE me pretendimin e mosgarantimitt të kushteve teknike për vendosjen e një kabine elektike në baraket e tyre nuk u ka ofruar një zgjidhje konkrete.

“ Dhe pa dritë dhe fëmijë që do shkojnë në shkollë. Me çfarë do të shkojnë në shkollë këto fëmijë, a do shkruajnë?”

“Kalamajt po tremben natën, më janë bërë gjysmë robi.”

Problematika ka qenë e hershme, por më parë kanë bërë lidhje të paligjshme. 

“I lidhshim , na i këpusnin.”

Shpesh thonë se ndihen dhe të diskrimuar, pasi edhe pse jetojnë prej më shumë se 40 vitesh atje nuk figurojnë të regjistruar si banorë duke u etiketuar herë pas here dhe si të ardhur.

“Kemi shkuar, jemi ankuar, kemi qarë, atëherë cila është arsyeja.”

“Çfarë jetese është ajo ?! Bashkia e Kavajës nuk na jep asnjë rrugëzgjidhje .”

Pas takimit me një përfaqësi të tyre, ministria u premtoi se do të kontaktojë me Bashkinë e Kavajës dhe t’i jepet zgjidhje problemit për një javë.

“Do i’u japim javën tjetër, një zgjidhje si për banesat ashtu edhe për energjinë elektrike.”

Në bashkinë e Kavajës janë të paktën 36 familje egjiptiane që nuk kanë furnizimin me energji elektrike.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Irfan: 19/02/2022 00:49

    Oshee eshte kthyer ne firme mashtruese piramidale. Spak te hetoje dhe te arrestoje punonjesit e oshee qe fshehin vjedhjet e energjise dhe u vendosin fatura abuzive qytetareve qe nuk u japin rryshfet. Te arrestohet menjehere hajduti Gentian Molla.

    Përgjigju
  • Turi: 18/02/2022 23:29

    Te gjithe qe nuk kryejne detyren duhet te shkarkohen nga puna dhe te ndiqen penalisht se nuk mund te vazhdoj kesshtu degradimi ne kete shtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?