Foto ilustruese

Kavajë/ 34-vjeçari godet me thikë të riun pasi u konfliktuan për motive të dobëta

30 Janar, 21:26| Përditesimi: 30 Janar, 21:38

  • Share

Kavajë – Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 3 të Kavajës, ka goditur me thikë një 28-vjeçar.

Blutë kanë arrestuar në kohë rekord autorin 34-vjeçar të identifikuar me inicialet J.K. dhe aktualisht ndodhet në komisariat.

I plagosuri 28-vjeçar i identifkuar me inicialet L. Sh. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 3 Kavajë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. K., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin L. Sh., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”,-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?