Kavajë, arrestohen 2 persona
të shpallur në kërkim nga policia

10 Maj 2014, 00:09| Përditesimi:

  • Share
Kavajë- Gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e komisariatit të Policisë së Kavajës është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i dy personave në kërkim. Fehmi Halilaj dhe Kastriot Kapllanaj janë ndaluar nga uniformat blu të qytetit të Kavajës pasi ishin të dënuar më parë nga gjykata.

Fehmi Halilaj u arrestua nën akuzën e vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim, ndërsa Kastriot Kapllanaj, person i  akuzuar për falsifikim vulash dhe stampash. Gjithashtu nga burimet e policisë së komisariatit në Kavajë u bë e ditur se janë arrestuar edhe 5 persona të tjerë.

U ndalua Genti Eleza nën akuzën e drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt si dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjesit te policisë së rendit. Po kështu është bërë arrestimi i shtetasve, Gentian Sula, Fatjan Muharremi, Leonardo Craga dhe Besnik Kaferi, për veprën penale, "Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?